Please enter at least 3 characters.

Ndër më të mirët në fitoren e Leverkusenit, Xhaka në formacionin e javës në Bundesliga

2024/01/Screenshot_2-36.png

Bayer Leverkuseni ka vazhduar me formë të shkëlqyer në Bundesliga, duke marrë një fitore tjetër të madhe në udhëtim.

'Farmacuetikët' kanë triumfuar në udhëtim te Augsburgu me rezultat minimal 0-1, gol që u shënua në minutën 94-të nga Palacios.

Granit Xhaka ishte ndër lojtarët më të mirë në këtë sfidë, duke qenë i pakalueshëm në mesfushën e Leverkusenit.

Sofascore e ka futur mesfushorin shqiptar në formacionin më të mirë të xhiros së 17-të në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Përveç ylli kosovar në këtë formacion janë edhe yjet si Matthijs de Ligt, Xavi Simons, Jamal Musiala,. Alex Grimaldo apo Jonas Hofmann. /Telegrafi/