Ndalohet një person në Shkup, kërkohej me urdhër qendror
12/12/2024
Sot, në ora 10:05, në territorin e komunës Shuto Orizares në Shkup, zyrtarë policorë nga ekipi operativ për bastisje të SPB Shkup kanë ndaluar E.K. (23) nga Shkupi.
"Ai me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup kërkohej për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej dy vjetësh, në lidhje me nenin 236 paragrafi 1 të Kodit Penal".
"Personi do t'i dorëzohet institucionit penal kompetent", njoftojnë nga MPB./Telegrafi/


