Please enter at least 3 characters.

Ndalohet një person në Shkup, ka sulmuar fizikisht punonjësit e policisë

2018/09/policia-mk-3-750x430.jpg

MPB njofton se policia ka ndaluar një person i cili është sjell në mënyrë agresive ndaj punonjësve policorë

"Dje rreth orës 14:00 në Stacionin Policor Kisella Voda, oficerët e policisë ndaluan V.B. (47) nga Shkupi, për shkak se i njëjti është sjellë në mënyrë agresive dhe ka sulmuar fizikisht një polic në stacionin policor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet një kallëzim përkatës", thonë nga MPB.