Ndalohet një 28-vjeçar në Shkup, kërkohej me urdhër qendror
26/05/2025
MPB njofton se kanë ndaluar një 28-vjeçar nga Haraçina, për shkak se kërkohej me urdhër qendror.
"Sot (26.05.2025) rreth orës 13:35 në fshatin Haraçinë, pas masave operative-taktike të ndërmarra më parë, është ndaluar J.B. (28) nga fshati Haraçinë, i cili kërkohej me urdhër arresti qendror me urdhër të Prokurorisë Publike Shkup në lidhje për një vepër penale.
J.B. u transferua në Burgun e Shkupit", thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/


