Ndalohen shoferët nga Holanda dhe Serbia, tejkaluan shpejtësinë në Maqedoninë e Veriut
MPB Maqedoni njofton se dje ka ndaluar dy shtetas të huaj, të cilët janë kapur nga "Safe City" duke tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes me automjete.
"Më 26.08.2026 në orën 22:15 në Kalimin Kufitar Tabanoc, në dalje nga vendi, oficerët e policisë kanë kontrolluar një automjet pasagjerësh "Mercedes Benz" me targa kombëtare serbe, të drejtuar nga 51-vjeçarja I.M. nga Serbia. Gjatë kontrollit, përmes sistemit "Safe City", është përcaktuar se I.M. është evidentuar si kryese e një vepre penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal - "drejtim i pakujdesshëm i një automjeti motorik", përkatësisht në autostradën A-1, Demir Kapi-Gjevgjeli, ajo po drejtonte automjetin me shpejtësi prej 168 kilometrash në orë në një vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë. I.M. është privuar nga liria dhe do të ngrihet kallëzim penal përkatës".
"Më 27.08.2026 në orën 05:00 në Kalimin Kufitar Tabanoc, në dalje nga vendi, oficerët e policisë kryen kontroll të një automjeti pasagjerësh "Audi" me targa kombëtare holandeze, të drejtuar nga A.A. (32) nga Holanda. Gjatë kontrollit, përmes sistemit "Safe City" u përcaktua se A.A. ishte i regjistruar si kryerës i një vepre penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal - "drejtim i pakujdesshëm i një automjeti motorik", përkatësisht në autostradën A-1, pranë Demir Kapisë, ai drejtoi automjetin me shpejtësi prej 177 kilometrash në orë në një vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë. A.A. është privuar nga liria dhe do të ngrihet kallëzim penal përkatës", thonë nga MPB.


