Please enter at least 3 characters.

Ndalohen dy persona në Tetovë, u konfiskohet marihuanë dhe armë

2020/06/SPB-Tetove.png

MPB Maqedoni njofton se dje (21.10.2025) në orën 15:40 në Tetovë, oficerët e policisë së Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë arrestuan A.V. (23) nga Tetova, sepse tek ai u gjet dhe u konfiskua marihuanë.

Siç njoftojnë nga MPB, më vonë, me urdhër gjykate, u krye kontroll në shtëpinë e tij në Tetovë, ku ishte i pranishëm babai i tij B.V. (46), gjatë të cilit u gjetën një armë dhe dy karikatorë me gjashtë dhe shtatë fishekë, pa dokumentacion.

"U ndalua edhe B.V, dhe pas dokumentimit të ngjarjeve, do të dorëzohen shkresa përkatëse", thonë nga MPB.