Please enter at least 3 characters.

Ndalohen dy persona në Tetovë, kapen me lëndë narkotike

2020/04/spb-tetove.jpg
SPB Tetovë
Ndalohen dy persona në Tetovë, prishën rendin dhe qetësinë publike

SPB Tetovë informon se në mesnatën e sotme (10 prill) janë ndaluar dy persona, te të cilët është gjetur dhe konfiskuar lëndë narkotike.

"Më 10.04.2026, në ora 00:50, në rrugën "113" në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin I.H. (48) nga Tetova, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhur me ngjyrë kafe. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse".

"Më 10.04.2026, në ora 02:10, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin F.F. (29) nga Tetova, pasi tek ai është gjetur marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse", thonë nga SPB Tetovë.