Please enter at least 3 characters.

Ndahen 6.5 milionë euro për bizneset individuale

2020/05/biznese-prishtine_covid19_1.jpg

Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendim që të ndahen 6.5 milionë euro për bizneset individuale.

Sipas njoftimit, këto mjete janë në kuadër të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike.

"Miratimin nga Qeveria e ka marr vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për bizneset sipas kritereve të përcaktuara me Programin e Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 6.5 milionë eurove për subvencionimin e bizneseve aktive dhe të vetë punësuarve", thuhet në njoftim.

Po ashtu, Qeveria ka njoftuar se ka ndarë mjetet për Fondin Emergjent për vërshimet që ndodhën javën e kaluar. /Telegrafi/