Na’Vi dhe OG fitojnë ndeshjet në ditën e dytë të Blast Premier Spring Final CS:GO
16/06/2022
Ekipi i Na’Vi ka siguruar çerekfinalen pasi eliminoi ekipin BIG nga turneu, ndërsa ekipi OG po vazhdon formën e mirë duke e mposhtur ekipin ENCE.
Ndeshja Na’Vi ndaj BIG përfundoj me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, ku shkëlqeu lojtari më i mirë në botë s1mple, me vlerësimin nga HLTV 1.48.
Ndërkaq në ndeshjen tjetër, ekipi OG befasoj ekipin i cili renditet në vendin e dytë në ranglistën botërore, ENCE.
OG doli fitues i kësaj ndeshje me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, ndërsa lojtari më i vlefshëm u shpall Abdul 'degster' Gasanov, me vlerësimin nga HLTV 1.39.
Tani ekipi i Na’Vi do të luajë në çerekfinale, ndërsa ekipi OG ka siguruar direkt vendin për në gjysmëfinale.
/Telegrafi/


