Please enter at least 3 characters.

NATO publikoi pamje të rralla - shfaqin fuqinë shkatërruese që ka nëndetësja e tyre

Komanda e forcave aleate të NATO-s ka publikuar një video të rrallë nga ushtrimet ushtarake, në të cilën shihet operimi i një nëndetëseje të aleancës.

Gjatë stërvitjes “Aegir 25”, disa njësitë e flotës norvegjeze, britanike dhe polake u bashkuan pranë bregut të Andoy-s në Norvegji, për manovra me bombardime.

Në video, nëndetësja norvegjeze KNM Uthaug lëshon një torpedo luftarake kundër fregatës të skaduar KNM Trondheim, që ishte ngarkuar me kontejnerë për qëllime testimi.

Një goditje e vetme nxiti trupin e fregatës nga uji dhe i shkaktoi dëmtime të mjaftueshme që anija të fundoset.

Sipas NATO-s, qëllimi i këtij sulmi ishte të testonte dhe demonstrohej fuqia sulmuese që ka nëndetësja.

NATO thotë se nëndetësja ka “durim të gjatë, vepron në fshehtësi dhe ka një aftësi unike për të diktuar betejën”.

Rreth nëndetësjes KNM Uthaug: Ajo është nga klasa Ula, është e pajisur me dy gjeneratorë dizel dhe një motor elektrik, dhe ka një moshë prej rreth 35 vjetësh.

NATO thotë se po kryhen përmirësime dhe vazhdon të përdoret aktivisht. /Telegrafi/