Please enter at least 3 characters.

NATO: Irani mund ta furnizojë Rusinë me raketa balistike

2022/11/ballistic-missile-update.jpg
245:"Iran has test fired its home-built surface-to-surface Fateh 110 missile, state television reported on Wednesday, less than a week after a similar test was carried out on another missile 25 August (Photo by Mohsen Shandiz/Corbis via Getty Images)
23:"Corbis via Getty Images

Irani po konsideron furnizimin e Rusisë me raketa balistike për luftën në Ukrainë, përveç dronëve që Teherani ka dorëzuar tashmë, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Gjatë një konference për shtyp në Stamboll, shefi i NATO-s tha: “Ne e shohim Iranin që i ofron drone dhe po konsideron dërgesën e raketave balistike në Rusi, transmeton Telegrafi.

"Kjo është e papranueshme. Asnjë vend nuk duhet të ofrojë mbështetje për Moskën në këtë luftë të paligjshme".

Dje, avokati kryesor i OKB-së hodhi poshtë një argument rus se Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres nuk mund të raportonte në Këshillin e Sigurimit mbi akuzat perëndimore se Moska përdori dronët e prodhuar nga Irani në Ukrainë në kundërshtim me një rezolutë të vitit 2015.

Rusia ka argumentuar se nuk ka mandat për Guterres që të dërgojë ekspertë të OKB-së në Ukrainë për të inspektuar dronët e rrëzuar.

Teherani mohon të ketë furnizuar Moskën me dronë dhe Rusia e ka mohuar se forcat e saj kanë përdorur drone iraniane për të sulmuar Ukrainën. /Telegrafi/