Please enter at least 3 characters.

Napoli merr fitore të madhe ndaj Milanit dhe vazhdon garën për Scudetto  

Napoli ka shënuar fitore ndaj Milanit me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 30-të të Serie A. 

Vendasit e nisën furishëm dhe në rastin e parë arritën që të shënonin gol.

Ishte Matteo Politano që përfitoi nga një asisitm i Giovani Di Lorenzos për të shënuar në minutën e dytë për 1-0.

Në minutën e 19-të, Napoli e shtoi epërsinë me golin e Romelu Lukakut për 2-0.

Milani fitoi penallti në mesin e pjesës së dytë, por nga pika e bardhë Sergio Gimenez dështoi,

Ishte Luka Jovic ai që e ktheu në lojë Milanin me një gol për 2-1 në minutën e 84-të, por kjo ishte e gjitha cfarë arritën të bënin kuqezinjtë.

Npaoli mbetet i dyti me 64 pikë, tri më pak se Interi, ndërsa Milani me 47 pikë është në vendin e 9-të. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore