Please enter at least 3 characters.

Napoli ka gati ofertën për yllin shqiptar Kristjan Asllani

2022/03/GetPaidStock.com-6230f1e7cae02-758x506-1.jpg
172:"Ac Milan - Empoli Fc Kristjan Asllani of Empoli Fc during the Serie A match between Ac Milan and Empoli Fc. Milano Stadio Giuseppe Meazza Italy Copyright: xMarcoxCanonierox
21:"IMAGO/Marco Canoniero

Kristjan Asllani është njëri nga zbulimet e këtij edicioni në elitën e futbollit italian Serie A.

Mesfushori shqiptar ka zënë një vend titullari në formacionin e Empolit dhe ka shkëlqyer me ekipin bardhekaltër.

Duke marrë parasysh formën e mirë që ka treguar talenti shqiptar, shumë skuadra të mëdha kanë shfaqur interesim për ta transferuar për edicionin e ardhshëm.

Milan, Inter, Lazio, Fiorentina e Napoli janë skuadrat që e duan reprezentuesin shqiptar.

Gazetta dello Sport ka raportuar gjatë ditës së sotme se Napoli është skuadra favorite për të nënshkruar me shqiptarin, pasi drejtori sportiv Giuntoli është gati të nisë bisedimet me mesfushorin dhe klubin e Empolit para duelit të së dielës.

Napoli është gati të shpenzojë shumën prej 10 milionë eurove për t'i siguruar shërbimet e mesfushorit të talentuar.

Reprezentuesi shqiptar këtë edicion ka zhvilluar 21 ndeshje me ekipin e parë të Empolit dhe ka shfaqur formë jashtëzakonisht të mirë. /Telegrafi/