Naomi uron “malarien” për çmimin Nobel
Anglezja e bukur ka dashur ta urojë fituesen e çmimit Nobel për paqe, Malala Yousafzai, mirëpo është bërë “viktimë” e opsionit të vetëkorrigjimit.
Në vend se të shkruante “urime Malalas”, 44-vjeçarja ka shkruar në Twitter: “Urime malaries për çmimin Nobel”.
Më pas, ajo e ka fshirë postimin në Twitter dhe ka vënë fotografinë e Malalas në Instagram duke shpjeguar se telefoni i saj ia ndërron fjalët.
“Të dashurit e mi, iPhone i im dhe unë jemi në mospërputhje, unë shkruaj një fjalë, ai qet një tjetër, më falni”, ka shkruar modelja. /Telegrafi/
Loading
Darlings my iPhone and I are at odds it seems I type a word it seems to spit out another , forgive me ? CONGRATULATIONS @malalafund on your #2014 NOBLEPEACEPRIZE #YOUNGESTEVER # RESPECT # #inspire #admire ?


