Please enter at least 3 characters.

"Nan", kënga e protestës kundër dhunës ndaj grave

2024/03/431273415_932984704815648_1467726447419763756_n.jpg

Arbër Krasniqi ka publikuar këngën më të re të titulluar "Nan".

Kjo këngë plotë emocion e dhembshuri, flet për një dialog në mes të një fëmije të palindur dhe nënës.

Tekstin e këngës e ka shkruar Vlersina Islami Kryeziu. Ndërsa kompozimin, orkestrimin, miksimin dhe masterin i ka bërë vet këngëtari, Arbër Krasniqi.

Ne kitarë luan Leonard Canhasi ndërsa në bateri Vullnet Krasniqi.

Klipin e këngës e ka realizuar “Anderrfilms” ndërsa skenarin dhe regjinë e tij e ka bërë Arberi.

Kënga është një projekt i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS). /Telegrafi/