Please enter at least 3 characters.

Nafta shtrenjtohet sërish, rritet për 1 cent

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet e reja të derivateve për datën 20 maj 2026, ku nafta është shtrenjtuar për 1 cent krahasuar me ditën e djeshme.

Sipas vendimit të publikuar nga MINT, çmimi maksimal i lejuar për naftën (dizel) është 1.63 euro për litër, ndërsa benzina do të shitet me 1.54 euro për litër dhe gasi me 0.75 euro për litër.

Çmimet kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë për 24 orët e ardhshme.

Rritja e vazhdueshme e çmimeve të derivateve po vazhdon të rëndojë qytetarët dhe bizneset, derisa tregjet ndërkombëtare të naftës mbeten të paqëndrueshme.

Qytetarët mund të paraqesin ankesa lidhur me çmimet përmes adresës elektronike të ministrisë ose në numrin pa pagesë 0800 11000. /Telegrafi/