Nafta lirohet për 1 cent në Kosovë
Qytetarët e Kosovës do të paguajnë pak më lirë për naftën gjatë ditës së sotme, pasi çmimi maksimal i lejuar për dizelin është ulur me 1 cent për litër, duke zbritur nga 1.54 në 1.53 euro për litër.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, çmimet e reja kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00.
Përveç naftës, çmimi maksimal i benzinës është caktuar në 1.40 euro për litër, ndërsa ai i gazit në 0.68 euro për litër.
Këto çmime vlejnë për datën 11 qershor 2026.
Vendimi është marrë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit në kuadër të përditësimit të rregullt të çmimeve maksimale të lejuara të derivateve të naftës në treg.
Qytetarët mund të paraqesin ankesa përmes kanaleve zyrtare të ministrisë. /Telegrafi/


