Please enter at least 3 characters.

Nafta lëkund ekonominë botërore

2016/01/Nafta_tjeter.jpg
393:"SIGNAL HILL, CA - MARCH 5: Pumps draw petroleum from oil wells through the night as the cost of crude oil tops $104 per barrel in its surge to new record high prices March 5, 2008 in Signal Hill, California. The cost of crude has California drivers paying more than ever. Statewide gas prices are now 58 cents a gallon higher than the same time last year. (Photo by David McNew/Getty Images)
12:"Getty Images

Çmimet e ulëta po dëmtojnë ekonomitë e varura tek nafta, në vende si Venezuela dhe Rusia, por ato cenojnë edhe fitimet e vetë prodhuesve amerikanë, sipas ekspertëve

Rënia e çmimit të naftës ka ndryshuar balancën strategjike dhe ekonomike mes eksportuesve dhe konsumatorëve të saj.

Duke cituar njohës të mirë të fushës, Zëri i Amerikës e quan këtë proces një lojë të rrezikshme për Arabinë Saudite, Iranin, Shtetet e Bashkuara dhe prodhuesit kryesorë të naftës.

Në SHBA, kuotimi i arit të zi është në nivelin më të ulët në vite, e kjo falë tkurrjes së çmimit të naftës bruto. Çmimet ranë ndjeshëm për shkak të ngadalësimit të ekonomisë në Evropë dhe uljes se kërkesës për energji në Azi, në një kohë kur Shtetet e Bashkuara e rritën prodhimin e naftës së tyre argjilore, çka solli shtimin e ofertës e mbytjen e tregut me këtë nënprodukt të saj.

Por, për ekspertë të energjisë, si James Berkeley, shtimi i prodhimit, i kombinuar me rënien e kërkesës për naftë, ka komplikuar situatën ekonomike dhe energjetike të prodhuesve. Është e qarte se disa prej prodhuesve janë duke luajtur një lojë pokeri, thotë ai.

Në të kaluarën, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës e zgjidhte rënien e çmimeve duke pakësuar prodhimin, gjë që çonte në rritjen e çmimeve. Por këtë herë, vendet e OPEC-ut nuk ranë dakord për një marrëveshje të tillë. Sauditët duket se janë të gatshëm të paguajnë haraçin për disa probleme brenda vendit, duke ditur se kjo situatë do të dëmtojë më shumë iranianët.

Çmimet e ulëta po dëmtojnë gjithashtu ekonomitë e varura tek nafta, në vende si Venezuela dhe Rusia, por ato cenojnë edhe fitimet e vetë prodhuesve amerikanë. Megjithatë, kreu i Institutit Amerikan të Petrolit, Jack Gerard, mendon se këta të fundit do të shpëtojnë në sajë të inovacioneve dhe rritjes së efektshmërisë në fushat naftëmbajtëse amerikane – duke shtuar se rritja e prodhimit të naftës po rrit fuqinë e Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/