Please enter at least 3 characters.

Mustafi: Puna e madhe, shpaguhet në fund

2016/11/mustafi-3-e1480278124820.jpg

Shkodran Mustafi ka shfrytëzuar rrjetet sociale, që të shprehet pas fitores në shtëpi ndaj Bournemouthit.

Arsenali ka shënuar fitore të madhe në ‘Emirates’ ndaj Bournemouthit, duke fituar me rezultat 3-1.

Kjo fitore, erdhi pas dy barazimeve të njëpasnjëshme dhe e ka gëzuar edhe mbrojtësin shqiptar nga Gostivar, Shkodran Mustafi.

“Kthehemi në maje. 3-1 fitore në shtëpi. Një punë shumë e madhe, por të gjitha shpaguhen në fund!”, ka shkruar Mustafi në ‘Facebook’, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, përpos Mustafit edhe futbollisti tjetër shqiptar, Granit Xhaka luajti për 90 minuta. /Telegrafi/