Please enter at least 3 characters.

Mustafa: Mbyllja e Feronikelit dhe heshtja institucionale është alarm – vetëkënaqësia në pushtet po e pengon llogaridhënien

2016/04/Ferronikeli.jpg
Ferronikeli ndalon prodhimin deri në fund të vitit - Menaxhmenti: Vendim i vështirë, por i domosdoshëm për shkak të krizës energjetike dhe ekonomike


Ekonomisti Muhamet Mustafa ka kritikuar ashpër mungesën e reagimit institucional pas mbylljes së Feronikelit, duke thënë se një mijë punëtorë mbetën pa punë ndërsa askush nga qeveria nuk doli të shpjegojë pse ndodhi një krizë e tillë.

“Feronikeli iku, i ka mbyllë një mijë punëtorin… Kush nuk u dal me reagu pse u mbyll? Pse ka ndodh rasti?”, ka deklaruar ai në “Përballje Podcast”, shkruan Telegrafi.

Mustafa tha se publiku ka të drejtë të informohet dhe se një kompani me peshë kaq të madhe ekonomike nuk mund të mbyllet pa transparencë.

Ai shtoi se përgjegjësia institucionale nuk mund t’i lihet vetëm investitorit.


“Ndoshta ka faj investitori, por publiku duhet me u informu", ka deklaruar ai.

Ai kritikoi edhe mentalitetin e pushtetit, duke thënë se një vetëkënaqësi e rrezikshme ka zënë vend në qeverisje dhe kjo po e pengon reagimin e duhur ndaj krizave ekonomike.

“Ka një preokupim jo të mjaftueshëm, një vetkënaqësi pse je në pushtet… mendon që i ke punët mirë, i ke veturat, gjendja lulëzon – kjo është iluzion”, ka deklaruar Mustafa.

Sipas tij, kjo qasje e shkëputur nga realiteti po dëmton seriozisht institucionet dhe kulturën e llogaridhënies.

- YouTubewww.youtube.com

“S’po shihet përtej asaj situate. E pengon qëndrueshmërinë, e pengon përgjegjësimin, e pengon llogaridhënien", ka shtuar ai.

Mustafa e përmbylli vlerësimin duke theksuar se mbyllja e Feronikelit është sinjal që duhet të zgjojë institucionet nga vetëkënaqësia dhe t’i rikthejë ato tek përgjegjësia dhe veprimi pro aktiv./Telegrafi/.