Please enter at least 3 characters.

Musliu e quan Vuçiqin “këlysh të Putninit”: Ushtarë serbë mund të ketë vetëm në ushtrinë multietnike të Kosovës

2022/11/Agim-Musliu-interviste-foto-Ridvan-Slivova-22-e1670748205928.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka komentuar përgjigjen negative që KFOR-i i ka dhënë Serbisë, për kthimin e forcave ushtarake serbe në Kosovë.

Musliu ka thënë ushtarë serbë në Kosovë mund të ketë, por në Ushtrinë multietnike moderne të Republikës së Kosovës.

Ai e ka quajtur presidentin serb, Aleksandar Vuçiq si klysh të Putinit.

“I paska ardhur mërzi këtij KLYSHIT TË PUTINIT që për Krishtlindjet Ortodokse përgjigjja iu ka kthyer negative nga NATO/KFORI. Sa për ngushëllim: ushtarë serbë në Kosovë mund të ketë, por në Ushtrinë multietnike moderne te Republikës së Kosovës. Urime edhe njëherë”, ka shkruar ai. /Telegrafi/