Please enter at least 3 characters.

Muriqi drejt largimit nga Mallorca, një tjetër skuadër spanjolle futet fuqishëm në garë për të

2023/11/Vedat-Muriqi-5.jpg
242:"SEVILLE, SPAIN - NOVEMBER 04: Vedat Muriqi of RCD Mallorca reacts during the LaLiga EA Sports match between Real Betis and RCD Mallorca at Estadio Benito Villamarin on November 04, 2023 in Seville, Spain. (Photo by Fran Santiago/Getty Images)
12:"Getty Images

Vedat Muriqi vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij, nëse do të mbetet te Mallorca apo do të largohet.

Sulmuesi kosovar ka dy vite që është pjesë e klubit spanjoll dhe ka shkëlqyer duke qenë lider i kësaj skuadre.

Megjithatë vazhdimisht dalin lajme në mediat spanjolle sa i përket të ardhmes së tij duke u lidhur me klube të ndryshme.

Real Betisi është skuadra e radhës që është futur në garë për transferimin e sulmuesit kosovar.

29-vjeçari pëlqehet shumë nga trajneri i Betis, Manuel Pellegrini i cili i ka kërkuar drejtuesve të klubit transferimin e kosovarit në janar, në mënyrë që ta ketë një armë shtesë në repartin ofensivë.

Edhe pse prizrenasi vlerësohet shumë nga Mallorca, një ofertë prej 20 milionë euro mund ta bëjë skuadrën ishullore që ta lejojnë largimin e tij.

Prizrenasi këtë edicion në 12 ndeshje ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në dy të tjerë, derisa përveç Betisit në garë për të është edhe Sevilla. /Telegrafi/