Mundësit kthehen nga Bullgaria pa medalje
20/03/2012
Në këtë aktivitet, që është në kalendarin e garave të FILA-së (Federatës Botërore të Mundjes) morën pjesë, pos nikoqirit Bullgarisë dhe Kosovës, edhe Rusia, SHBA-të, Turqia, Irani, Azerbejxhani, Kazakistani etj.
Kryetari i Federatës së Mundjes së Kosovës, Naim Muja, ka marrë premtime nga përfaqësues me ndikim të mundjes evropiane dhe botërore për të lobuar që Kosova në këtë degë të sportit të mos kushtëzohet për pjesëmarrje në Lojëra Olimpike. /Telegrafi/


