Please enter at least 3 characters.

Muja: Aderimi i Migjen Kelmendit "urbanizon" PDK-në

2019/09/muja-1.jpg
5:"Admin

Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin analistët kanë komentuar aderimin e Migjen Kelmendit në PDK.

Armend Muja ka thënë se aderimi i Migjen Kelmendit në PDK "urbanizon" këtë parti në njëfarë forme, pasi sipas tij, ky subjekt ka pasur një epitet si e “drenicizuar”.

Muja në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Migjen Kelmendi është i njohur për qëndrimet e tij kosovocentrike.

Ai shton më tej se problem ishte imponimi që Kelmendi u bënte të tjerëve me qëndrimet e tij.

Muja thotë se aderimi i Kelmendit do të ketë efekt pozitiv në Prishtinë ndërsa negativ në Drenicë. /Telegrafi/