Please enter at least 3 characters.

MSh: Qytetarët që kanë pasur termin për vaksinim ditën e Bajramit, do t’i marrin të mërkurën

2021/07/vaksinimi-antiCOVID-19-ne-sallen-1-Tetori-foto-Ridvan-Slivova-21.jpg

Ministria e Shëndetësisë ka informuar qytetarët se të gjithë ata të cilët i kanë pasur terminët për marrjen e dozës së dytë të vaksinës kundër COVID-19 me datën 20 korrik, atë do ta marrin  një ditë më vonë, me datën 21 korrik, për shkak të festës së Bajramit.

“Pra, qytetarët që kanë pasur termine për ditën e martë, dozat e dyta të vaksinave do t’i marrin ditën e mërkurë, sipas intervaleve kohore të përcaktuara në terminet e tyre dhe në të njëjtat Qendra të vaksinimit  ku i kanë marrë edhe dozat e para”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Në të njëjtën kohë, MSh u ka bërë thirrje qytetarëve të moshës mbi 18 vjeç që të aplikojnë përmes platformës eKosova për caktim të terminëve për marrje të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/