Please enter at least 3 characters.

Mposhtën Evertonin me rezultat të thellë, Berisha ndihet krenar (Foto)

2017/09/etrit-berisha-e1505462018819.jpg

Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha është krenar me skuadrën e tij, Atalanta, pasi këta të fundit mposhtën anglezët e Evrtonit.

Atalanta ishte nikoqire e Evertonit në ndeshje hapëse të grupeve për sezonin e ri 2017/18 të Ligës së Evropës.

Ky takim u fitua nga vendasit italian me rezultat të thellë 3-0, duke qenë befasi për shumë kënd, ku golat u shënuan nga Andrea Masiello (27’), Andrea Petagna (41’) dhe Bryan Cristante (44’).

Portieri i Shqipërisë, Berisha mbrojti për 90 minuta, ku pati paraqitje brilante duke mbajtur portën e paprekur ndaj yjeve të mëdha si Wayne Rooney dhe Gylfi Siggurdson.

Kjo paraqitje e bëri krenar portierin Berisha, i cili pas ndeshjes u shpreh në Facebook: “Krenar me këtë skuadër”. /Telegrafi/