Please enter at least 3 characters.

MPB: Ndalohen 11 shoferë për shkelje të rregullave në trafik në Maqedoni

2024/03/policia-mk.png

Policia ka privuar nga liria 11 shoferë në lokacione të ndryshme në vend, të dyshuar për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, 10 prej tyre kanë drejtuar automjete pa dhënë provimin e vozitjes, ndërsa një 40-vjeçar nga Makedonski Brodi është ndaluar pasi ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.

Rastet kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa pas përfundimit të procedurave dhe dokumentimit të rasteve, ndaj shoferëve do të ngriten kallëzime penale.

Nga MPB u bëjnë apel qytetarëve të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të mos drejtojnë automjete pa patentë shoferi ose nën ndikimin e alkoolit.