Please enter at least 3 characters.

MPB ka shpërndarë fletushka edukative me këshilla praktike për komunikacion të sigurt

Në kuadër të fushatës për ngritjen e kulturës në komunikacion, në zonën e Stacionit Policor me Kompetencë të Përgjithshme Kisella Vodë, në rrugën lokale Batincë – Liqeni Kozjak, është realizuar një aktivitet parandalues në komunikacion i dedikuar për shoferët, në përputhje me fushatat „Mbaj helmetë“, “Mos përdor telefonin celular gjatë vozitjes”, “Vendosni rripin e sigurisë“ dhe “Mos konsumoni alkool gjatë vozitjes“.

Aktiviteti parandalues është organizuar nga Seksioni për parandalim pranë SPB Shkup në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, me qëllim ngritjen e vetëdijes për pjesëmarrje të përgjegjshme dhe të sigurt në komunikacion.

Me këtë rast është shpërndarë material edukativ – fletushka me këshilla praktike për komunikacion të sigurt.