MOUZ mposhtin ekipin Astralis dhe kalojnë në gjysmëfinale të turneut të CS:GO – IEM Dallas 2023
02/06/2023
Ekipi MOUZ kanë eliminuar Astralis, pas një ndeshjeje të vështirë në formatin ‘Bo3’.
Ndeshja përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa në të mirë të ekipit MOUZ.
Tani MOUZ janë ekipi i tretë që kanë siguruar gjysmëfinalen, dhe ndeshjen e radhës do ta zhvillojnë ndaj ekipit Heroic.
Gjysmëfinalen gjithashtu e ka siguruar edhe ekipi ENCE dhe e presin fituesin e ndeshjes G2 – FaZe.
Në këtë turne, skuadrat janë duke garuar për një grup çmimesh prej 250.000 dollarësh. /Telegrafi/


