Please enter at least 3 characters.

Mourinho zbulon herën e parë dhe të fundit kur ka qarë për një humbje

2020/05/jose-mourinho-tottenham-2019-20_j7ltt1gpbvurz7d8mwrthiue.jpg

Jose Murinho ka zbuluar herën e parë dhe të fundit kur ka qarë për një humbje të pësuar.

Trajner portugez ka thënë se eliminimi i Ligës së Kampionëve nga Bayern Munichut në vitin 2012 kur ishte trajner i Real Madridit i kishte kushtuar atij me lot.

Bavarezët në atë vit ishin shpallur kampion të Evropës, derisa Los Blancost i kishin eliminuar me anë të penalltive, pasi rezultati i të dyja ndeshjeve ishte 2-1.

"Fatkeqësisht, Cristiano, Kaka dhe Sergio Ramos kishin humbur penalltitë, por ata janë njerëz dhe gabojnë", ka thënë trajneri aktual i Tottenham Hotspurit.

"Në atë natë, për herë të parë dhe të fundit kam qarë për një humbje. E mbaj mend kur Aitor Karanka (Asistenti i tij kur ishte te madrilenët) e ndaloi makinën para shtëpisë time dhe unë isha duke qarë në makinë".

"Ishte diçka e keqe, pasi kishim sezonin tonë më të mirë", ka shtuar më tej Mourinho.

Real Madridi kishte fituar La Liga-n me 121 gola të shënuar, 100 pikë të grumbulluara dhe kishin lënë Barcelonën nëntë pikë mbrapa tyre. /Telegrafi/