Please enter at least 3 characters.

Mourinho pëson humbje në rikthimin në Old Trafford pasi Unitedi mposhti Tottenhamin

2019/12/GettyImages-1191945086.jpg
363:"MANCHESTER, ENGLAND - DECEMBER 04: Daniel James of Manchester United collides into Jose Mourinho, Manager of Tottenham Hotspur as he is tackled by Harry Winks of Tottenham Hotspur during the Premier League match between Manchester United and Tottenham Hotspur at Old Trafford on December 04, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Stu Forster/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester United e ka mposhtur Tottenham Hotspurin në kuadër së javës së 15-të me rezultat 2-1.

Pas vetëm gjashtë minutash lojë në Old Trafford, Djajtë e Kuq kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Marcus Rashford.

Por, ku u mendua se pjesa e parë po përfundonte me këtë rezultat, Dele Alli (39’) i barazoi shifrat në 1-1, për të shkuar kështu në pushim.

Manchester United vs Tottenham (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Pjesa e dytë filloi sërish më mirë për Unitedin, që e riktheu epërsinë sërish me anë të sulmuesit anglez që shënoi nga penalltia në minutën e 49-të.

Spurs tentuan ta barazonin sërish rezultatin, mirëpo skuadra e Ole Gunnar Solskjaer nuk lejoi befasi.

Mourinho kështu pësoi humbjen  e parë me Tottenhamin, pas katër ndeshjeve nën udhëheqjen e tij.

Manchester United vs Tottenham (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Pas javës së 15-të, Manchester Unitedi është ngjitur në vendin e gjashtë me 21 pikë, ndërsa Tottenhami është në të tetin me 20 sosh.

Unitedi në xhiron e 16-të do të takohet me Manchester Cityn, e që do të jetë ndeshja kryesore fundjavës që po vije në Ligën Premier. /Telegrafi/