“Mourinho nuk është më interesant, ka shkuar larg”
Portugezi në javët e fundit ka dalë shpesh nëpër media duke akuzuar njërën apo tjetrën palë dhe duke mbrojtur vendimin e tij për të lënë në pankinë Casillasin, fjalë këto që nuk janë pritur mirë në qarqet madrilene.
“Nëse e pëlqeni apo jo, Mourinho gjithmonë ka vepruar në të njëjtën mënyrë, ai ka dashur t’i fitojë të gjithë trofet. Ndoshta ne jemi mësuar të argëtohemi nga ai, por jo më”.
“Reali nuk po i bën favor vetes me situatën që është krijuar. Unë jam tifoz i Realit, dhe jo një pseudo-madrilen dhe prandaj unë e shoh më ndryshe situatë”, theksoi ai.
Michel, i cili është trajner i gjigantit grek Olympiakos, thotë se Diego Lopez është portier i mirë, por se më i miri në botë është Iker Casillas.
“Ka njerëz në Madrid që janë të paprekshëm për shkak të kontributit të tyre. Më pas është vendimi i trajnerit. Diego Lopez është i jashtëzakonshëm, por Iker Casillas është portieri më i mirë në botë pa kurrfarë dyshimi, ky është mendimi im”, përfundoi Michel. /Telegrafi/


