Please enter at least 3 characters.

Mourinho: Interi duhet të fitojë Scudetton

2019/07/Mourinho-Conte-e1563100154234.jpg
300:"MANCHESTER, ENGLAND - FEBRUARY 25: Jose Mourinho, Manager of Manchester United and Antonio Conte, Manager of Chelsea shake hands after the Premier League match between Manchester United and Chelsea at Old Trafford on February 25, 2018 in Manchester, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Jose Mourinho ka rritur presionin ndaj Antonio Contes, duke këmbëngulur se Interi duhet të fitojë Scudetton këtë sezon.

Mourinho e udhëhoqi Interin në Serie A deri në vitin 2010, por ai u përfshi në një rivalitet me Conten kur ata ishin në krye të Manchester Unitedit dhe Chelseat.

Tani Conte është trajneri i ish-skuadrës së tij, me të cilën Mourinho e fitoi Ligën e Kampionëve dhe tani portugezi mendon se Interi duhet ta fitojë titullin këtë sezon.

"Nerazzurrët duhet të fitojnë titullin e Serie A këtë sezon. Jam i sigurt për këtë", ka thënë fillimisht Mourinho për Gazzetta dello Sport.

Më pas, portugezi u pyet për lëvizjen e tij të ardhshme në karrierë, pasi ka mbetur pa punë që nga largimi i Unitedit në dhjetorin e kaluar.

"Tani po studioj gjermanisht sepse është gjuha e vetme që më mungon. Unë flas anglisht, spanjisht, portugalisht, frëngjisht dhe italisht".

"Pastaj, natyrisht, unë nuk do të përjashtoj asgjë, madje as Gjermania", përfundoi Special One. /Telegrafi/