Please enter at least 3 characters.

​Moti sot, temperaturat maksimale deri 12°C

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara parashihet për të enjten (sot).

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2°C, ndërsa ato maksimale e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 9 - 12°C.

Ndërkohë, të premten moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira parashihen në relievin malor.

Temperaturat minimale do të jenë -2 deri 1°C dhe ato maksimale: 8- 11°C.