Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
02/08/2026
Sot Maqedoninë e pret mot me diell dhe shumë i nxehtë. Temperatura maksimale ditore do të arrijë nga 33 deri në 39 gradë, ndërsa temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 9 deri në 18 gradë. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga juglindja.
Në Shkup do të jetë me diell dhe ngrohtë me erë të dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura do të lëvizë nga 18 deri në 38 gradë.
Sipas sinoptikantëve, vala e nxehtësisë nuk do të qetësohet së shpejti. Përkundrazi, deri në fund të javës së ardhshme, temperaturat do të vazhdojnë të rriten dhe në shumë vende do të kalojnë 40 gradë.
Temperaturat e larta do të vazhdojnë në orët e mbrëmjes dhe të natës, kështu që pothuajse nuk do të ketë freski.


