Please enter at least 3 characters.

Moti përkeqësohet në Gjilan, shi i rrëmbyeshëm dhe erëra të forta në Gavran

Një ndryshim i menjëhershëm i motit ka përfshirë zonën e Gjilanit, ku në fshatin Gavran është raportuar për shi të rrëmbyeshëm të shoqëruar me erëra të forta.

Pas temperaturave të larta gjatë ditës, reshjet kanë sjellë freski dhe ulje të menjëhershme të temperaturave në këtë zonë.

Pamjet nga vendi tregojnë intensitetin e motit, ndërsa deri më tani nuk janë raportuar dëme nga kjo situatë atmosferike. /Telegrafi/