Please enter at least 3 characters.

​Moti nesër në Kosovë

2021/09/Screenshot_2-2.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas institutit, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftim.