Please enter at least 3 characters.

Moti në Shqipëri, të enjten kushte të qëndrueshme atmosferike

Shqipëria të enjten do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirat, të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit në juglindje të vendit, në orët e mesditës deri pasdite reshjet e shiut parashikohen të jenë prezentë në pjesën më të madhe të vendit, lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-3 ballë.