Moti në Kosovë, temperaturat sot deri në 29 gradë
Foto: Arkiv
08/09/2026
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i ngrohtë dhe me diell.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 gradë Celsius deri në 11 gradë , ndërsa maksimalet nga 29 deri në 32 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtime të ndryshme, e lehtë deri mesatare.
Temperaturat e larta gjatë ditës, sidomos të martën dhe të mërkurën, mund të shkaktojnë ngarkesë të shtuar termike, veçanërisht te personat e ndjeshëm ndaj temperaturave të larta. /Telegrafi/


