Mot përvëlues në Shqipëri, temperaturat deri në 37 gradë
14/07/2026
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të martën do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
SHMU njofton se moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërkaq temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 37 gradë.
Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 9 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 18 m/s.
Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë. /Telegrafi/


