Please enter at least 3 characters.

Mot me diell, temperaturat deri 22 gradë

2023/08/te-nxehtit-vapa-ne-Prishtine-foto-Ridvan-Slivova-8.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

Prishtinë temperaturat minimale do të jenë 7 gradë, ndërkaq maksimalet do të arrijnë deri 22 gradë Celsius.

Gjakovë temperaturat do të jenë më të lartat, nga 8 gradë sa do të jetë temperatura minimale deri në 22 gradë maksimalja.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes. /Telegrafi/