Please enter at least 3 characters.

Mot me diell dhe vranët, temperaturat deri në 14 gradë

2017/08/Moti-me-diell.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira.

IHK njofton se temperaturat minimale do të rriten për 3 gradë, ndërsa ato maksimalet mbeten të ngjashme.

Sipas Institutit, temperatura minimale do të lëviz ndërmjet 0 dhe 3 gradë, ndërkaq maksimalet e ditës do të jenë 11 deri në 14 gradë Celsius.

Gjatë gjithë javës do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperëndimi e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/