Mostrat e reja për manganin në Badoc, IKPSHK: Uji ende nuk është i pijshëm
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se mostrat e ujit të marra gjatë javës së fundit nga rrjeti shpërndarës në zonën PR03–Badoc kanë treguar një ulje të ndjeshme të përqindjes së manganit.
Megjithatë, analizat laboratorike tregojnë se niveli maksimal i manganit ka arritur 0.067 mg/L, duke e tejkaluar kufirin e lejuar prej 0.05 mg/L sipas Udhëzimit Administrativ nr. 10/2021 për cilësinë e ujit të destinuar për konsum njerëzor.
Standardi shëndetësor prej 0.3 mg/L, që konsiderohet prag për ndikim në shëndetin e njeriut, është tejkaluar shumë më pak, por uji ende nuk konsiderohet i sigurt për pije.
IKSHPK apelon që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe thekson se do të vazhdojë monitorimin e rregullt të ujit të pijshëm dhe do të njoftojë publikun për çdo zhvillim të ri./Telegrafi/


