Please enter at least 3 characters.

"Mos se gjynah, po qan", Gjesti refuzon ta ngacmojë Loredanën kur Jozi ia kërkon ta bëjë

Mbrëmja e kaluar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka qenë e mbushur me emocione të forta, sidomos për reperen Loredana.

Gjatë festës për ditëlindjen e aktorit Laert Vasili, situata mes saj dhe ish-partnerit të saj, Jozit, ka marrë një tjetër kthesë dramatike.

Në një moment, Jozi i është drejtuar Gjestit, duke i kërkuar që të shkonte pranë Loredanës dhe ta ngacmonte.

Por, duke parë se ajo ishte e tronditur dhe në lot, Gjesti ka refuzuar menjëherë. “Mos se gjynah, po qan,” u dëgjua të thoshte reperi nga Kosova, duke treguar një anë të tij më të kujdesshme dhe të ndjeshme.

Loredana, e cila më herët ka pasur një lidhje me Jozin brenda shtëpisë, nuk ka mundur të fshehë emocionet e saj, teksa e shihte atë duke u argëtuar dhe flirtuar me një tjetër vajzë, Olës.

Pavarësisht se marrëdhënia e tyre ka marrë fund, duket qartë se ndjenjat dhe kujtimet mes tyre ende ndikojnë tek ajo.

Ky moment i ka bërë shumë shikues të reagojnë, duke komentuar se si dinamika mes ish-çifteve brenda shtëpisë po bëhet gjithnjë e më komplekse dhe e mbushur me ndjenja të forta. /Telegrafi/