Please enter at least 3 characters.

"Mos bëj dëm”, këshilla e parë e doktor Petrit Mulakut për ndihmën emergjente

Në episodin më të fundit të podcastit “Shëndeti në rend të parë” i mbështetur nga United Hospital, me doktor Petrit Mulaku u diskutua një nga parimet themelore të mjekësisë dhe kujdesit shëndetësor: "Mos bëj dëm".

Sipas tij, ky është rregulli i parë që mësojnë profesionistët shëndetësorë, por që duhet ta kenë parasysh edhe qytetarët e zakonshëm, sidomos në situata emergjente.



“Nëse nuk je duke bërë dëm, atëherë mund të mendosh si ta ndihmosh dikë”, tha Mulaku, duke theksuar rëndësinë e veprimit të kujdesshëm nga persona që nuk kanë trajnim profesional.

Tutje Mulaku theksoi se shpeshherë, nga dëshira për të ndihmuar, qytetarët ndërhyjnë në mënyrë të papërshtatshme në skena aksidentesh apo incidenteve shëndetësore, duke rrezikuar të përkeqësojnë gjendjen e personit të lënduar.

“Në aksidente, nëse nuk ke trajnim, mos e prek të lënduarin. Thirr shërbimet emergjente – policinë, zjarrfikësit, apo ambulancën. Vetëm ata janë të trajnuar për të nxjerrë pacientin nga makina dhe për ta vendosur në mënyrë të sigurt në ambulancë”.

Gjithashtu, Mulaku tregoi se çdo institucion shëndetësor duhet të ketë një sistem për parandalimin e gabimeve mjekësore.

Për më shumë shikoni podcastin e plotë "Shëndeti në rend të parë":

- YouTubewww.youtube.com


true