Please enter at least 3 characters.

Mori në shtëpi si grua të katërt të miturën dhe kreu marrëdhënie intime me të, dënohet me burg kirurgu në Shqipëri

Mjeku Dervish Hasi, i cili u arrestua pasi rezultoi se ka kryer marrëdhënie me të mitur, është dënuar me 15 muaj burg për ”dhunë në familje”.

Atij i është bere rikualifikim i veprës penale nga pornografi në dhunë në familje.

42-vjeçari ra në pranga pasi u akuzuar për shfrytëzim prostitucioni me të mitur. Bëhet fjalë për Dervish Hasin, i cili ishte me profesion kirurg dhe dyshohet se ka shfrytëzuar seksualisht për dy vite me radhë partneren e tij të mitur.

Mjeku asokohe deklaroi se është besimtar, madje kishte edhe tre partnere të tjera.

Dervish Hasi kryente marrëdhënie seksuale në grup dhe krijonte video intime. Nga sekuestrimi i aparatit celular, policia zbuloi se të pestë personat kishin hapur një ‘chat’ grup, ku shkëmbenin mesazhet dhe videot që prodhonin së bashku.

E mitura kishte 2 vite që frekuentonte banesën e tij, ku kalonte 2-3 ditë. /Tch/