Please enter at least 3 characters.

Morgan Freeman me kënaqësi e vendos në xhaketë flamurin e Kosovës

2019/02/Morgan-Freemanz.jpg
323:"DEAUVILLE, FRANCE - SEPTEMBER 07: (EDITORS NOTE: Image has been converted to black and white.) Morgan Freeman poses at his dedicated beach closet as representation of his honorary award during the 44th Deauville American Film Festival on September 07, 2018 in Deauville, France. (Photo by Pascal Le Segretain/Getty Images)
12:"Getty Images

Morgan Freeman është një ndër aktorët më të famshëm që ka sot bota e kinematografisë filmike.

Aktori ka marrë një numër të madh të çmimeve për arritje jetësore në saje të roleve në filmat e huaj.

Artisti së fundi është takuar me disa shqiptarë, të cilët i kanë dhuruar edhe një flamur të Kosovës.

Në fakt, diplomatja kosovare në Panama, Valmira Thaçi-Mustafa i ka dhuruar aktorit simbolin shtetëror kosovar, të cilën me kënaqësi e ka pranuar 81-vjeçari dhe e ka vendosur në xhaketë.

"Kënaqësi të takojmë një ndër aktorët më të mirë të të gjitha kohërave, Morgan Freeman", ka shkruar Valmira në Facebook.

"Në shenjë falënderimi ia dhuruam flamurin e Kosovës dhe të SHBA-ve, të cilin e vuri me shumë kënaqësi", shkruan më tutje.

Theksojmë se aktori ka qenë edhe më parë në përkrahje të Kosovës, sidomos gjatë luftës së vitit 1999, ku ishte solidarizuar me refugjatët shqiptarë. /Telegrafi/