Please enter at least 3 characters.

Morena publikon fotografi me bikini, iu bën thirrje fansave të qëndrojnë në shtëpi dhe të dëgjojnë këngën e saj

2020/04/morenataraku_94322847_909051369534882_3026799963502730785_n-e1587651590112.jpg

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, përkundër izolimit nuk po qëndron e heshut pa shkaktuar zhurmë në media.

Së fundmi ajo u përfol shumë për këngën dhe klipin e saj më të ri "F*ck your location", që erdhi si një 'diss' për të gjithë ata që u tallën me të muaj më parë lidhur me publikimin e disa audioincizimeve të famshme, ku protagoniste ishte vet modelja.

Morena ndërkohë po vazhdon të promovojë këngën e saj të re vazhdimisht në rrjetet sociale, duke publikuar fotografi apo sekuenca nga klipi.

Së fundmi, Taraku publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi me bikini, ku shfaqte linjat e saj atraktive pranë pishinës luksoze në shtëpinë e saj.

Kjo fotografi është realizuar gjatë xhirimeve të klipit të ri, në të cilin nuk ka hezituar që të shfaqet mjaft e ekspozuar dhe provokuese.

"Qëndroni në shtëpi dhe dëgjoni 'F*ck your location'", shkroi Morena në mbishkrimin e këtij imazhi.

Ajo përndryshe po qëndron e karantinuar në shtëpinë e saj në Stamboll të Turqisë dhe siç është shprehur vet modelja, nuk ka mundur ende të takohet me familjarët e saj. /Telegrafi/