Please enter at least 3 characters.

Moratti: Kalimi i Messit te Interi nuk është i pamundur, mund të shfrytëzohet Lautaro

2020/04/LionelMessi-e1586167495778.jpg
234:"BARCELONA, SPAIN - MARCH 07: Lionel Messi of FC Barcelona prepares to kick a penalty during the Liga match between FC Barcelona and Real Sociedad at Camp Nou on March 07, 2020 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, thotë se klubi italian nuk duhet t’i humbë shpresat për mundësinë e transferimit të superyllit të Barcelonës, Lionel Messi.

Pronari i dikurshëm e kishte transferuar fenomenin Ronaldo nga katalunasit, ndërsa beson se Nerazzurrët mund të ëndërrojnë, pasi që gjëra të çuditshme mund të ndodhin gjatë vitit 2020.

“Nuk mendoj se është një ëndërr e ndaluar. Madje nuk ka qenë e ndaluar as para kësaj fatkeqësie. Messi është në fund të kontratës së tij dhe duhet tentuar për ta sjellë këtu”.

Massimo Moratti (Foto: Claudio Villa/Getty Images/GUliver)

“Nuk e di nëse kjo situatë do të ndryshojë diçka, por mendoj se do të shohim gjëra të çuditshme në fund të vitit”, ka deklaruar Moratti për Radio Rai.

Në ndërkohë po flitet për mundësinë e kalimit të Lautaro Martinezit në Camp Nou, prandaj ish-presidenti i Interit e sheh si një mundësi shkëmbimi me superyllin argjentinas.

Lautaro Martinez (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Është djalë shumë i mirë, kujdeset për karrierën e tij. Por, siç thash më herët, do të shohim nëse është pjesë e ndonjë plani për lojtarët më të mëdhenj, si Messi”, ka shtuar ai. /Telegrafi/