Please enter at least 3 characters.

Momenti i shpërthimit në Stamboll ndodhi teksa gazetarët e Besiktasit ishin në transmetim të drejtpërdrejtë (Video)

2016/12/capture-20161210-223005.jpg

Rreth një orë pas fitores së Besiktasit ndaj Bursaspor me rezultat 2-1 ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm jashtë stadiumit Vodafone Arena.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar nga stafi i të dy skuadrave apo tifozë pasi fatmirësisht stadiumi ishte i boshatisur.

Fuqia e shpërthimit është ndjerë edhe në Besiktas TV teksa gazetarët e klubit turk ishin në transmetim të drejtpërdrejtë.

Gazetarët të tmerruar janë larguar nga skena dhe fatmirësisht pa lëndime. /Telegrafi/